Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në qytetin e Shkodrës i cili u inaugurua për publikun në maj të vitit 2016 është kthyer një ndër destinacionet më të vizituara për turistët.
Numri i vizitorëve është i konsiderueshëm, ndërkohë bie në sy numri i lartë i vizitorëvë nga europa perendimore.Për përgjegjësen e këtij muzeu Tea Cuni numri i vizitorëve të huaj sa vjen e rritet.
Muzeu është angazhuar kohët e fundit me disa projekte edukative duke bashkëpunuar me studentë të universitetit të Shkodrës dhe me nxënës të shkollave.
Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi është një muze ky që i kapërcen vlerat e kulturës kombëtare. Brenda tij gjendet thesari i dinastisë së Marubëve i cili përmbledh foto të bëra që nga themelimi i studios më 1856 dhe deri në vitin 1989.
Arkivi i Fototekës është shumë i pasur dhe përmban rreth 500 mijë fotografi të gjitha prej negativi, në xham dhe në rula film, të përmasave të ndryshme Aktualisht në Fototekën “Marubi” ruhen edhe objekte muzeale,
si aparat fotografikë, llamba , blice të ndryshme, perdet e studios, karrige, dhe sende të tjera të studios ku ushtruan aktivitetin përfaqësuesit e familjes Marubi.