Muzeu Historik i Shkodres pritet që në prag të këtij sezoni turistik të presë turistë të ndryshëm,kryesisht të huaj të cilët tregojnë interes më të vecantë sesa ato vendas.

Këtë e ka pohuar Drejtori i Muzeut Fatmir Juka . Juka thotë se po bashkëpunon me bashkinë e shkodres në vazhdën e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë muze gjate sezonit turistik veror . Sic mësohet ky muze vitin e kaluar ka arritur një numër record sa i përket numrit të vizitorëve të shteteve të huaja krahasur me vitet e tjera.Sipas Jukes Turistet e huaj preferojnë të mësojnë më tepër rreth historisë dhe vlerave arkeologjike të këtij qyteti,gjithashtu kërkojnë të mësojnë edhe mbi vlerat e mbartura ndër vite .

Artikulli paraprak4 PRILLI, DITA NDËRKOMBËTARE E VETËDIJËSIMIT NGA MINAT
Artikulli tjetërREFORMA, PALOKA: MAZHORANCA TË ZBATOJË VENDIMET KUSHTETUESE