Këngët e regjistruara të Sir Elton John, Aretha Franklin, Nirvana, Eminem dhe mijëra të tjera u shkatërruan në një zjarr në vitin 2008, sipas një raporti të New York Times.
Regjistrimet u shkrumbuan kur një zjarr përfshiu një depo në Universal Studios Hollywood, duke shkaktuar dëme të mëdha. Në dokumentet konfidenciale të lëshuara në vitin 2009, Universal Music Group vlerësoi se humbja arriti në 500.000 këngë.
“Humbja në zjarr ishte padyshim një trashëgimi e madhe muzikore,”-tha Universal Music Group.
Sipas Neë York Times, regjistrimet e djegura në Universal Studios përmbanin muzikë dhjetëra vjeçare.
Ata përfshinin këngë nga Ray Charles, BB King, the Four Tops, Joni Mitchell, Al Green, Eric Clapton, the Eagles, Tom Petty, REM, Janet Jackson, Guns N’ Roses, Mary J Blige, No Doubt dhe Snoop Dogg.
Zjarri nisi pasi punonjësit e mirëmbajtjes përdorën gjatë natës pishtarë për të riparuar çatinë e Universal Studios.
Flakët arritën në një depo të njohur si Building 6197, ku ndodheshin arkivat e shfaqjeve televizive, filmave dhe regjistrimeve të zërit në pronësi të Universal Music Group.