Presidenti Ilir Meta i akordoi dekoratën “Nderi i Kombit” pas vdekjes etnomuzikologut, kompozitorit dhe pedagogut të shquar shkodran Ramadan Sokoli. Ceremonia për dorëzimin e dekoratës e organizuar pranë Presidencës erdhi në 100 vjetorin e lindjes të profesor Ramadan Sokolit.

Kreu i shtetit përmendi edhe vuajtjet që kaloi familja dhe vetë muzikologu i njohur Ramadan Sokoli ndërsa vlerësoi kontributin e tij në fushën e artit.

Në ceremoninë solemne, ku ishin të pranishëm familjarë e të afërm, miq e kolegë, muzikologë, artistë dhe personalitete, fjalën e hapjes e mbajti Zhani Ciko, dhe më pas u luajtën disa pjesë muzikore nga veprat e Ramadan Sokolit, të interpretuara nga artistët Shqipe Zani dhe Kastriot Tusha.

Artikulli paraprakVRASJA E H.BILLËS, “ARREST ME BURG” PËR VIKTOR MARKUN
Artikulli tjetërVETËVARET NJË 80-VJEÇAR, I MOSHUARI U GJET I PAJETË NË BANESËN E VET