Këngëtarja e shquar Mefarete Laze fituese e çmimit të parë në Festivalin e dytë të Këngës Qytetare Shkodrane “Luleborë” me këngën: “Me ty u rrit kanga Shkodrane”. Teksti: Agim Doçi “Mjeshtër i madh”, muzika & Orkestrimi: Edmond Zhulali “Mjeshtër i madh”

Shkodra dhuroi muzikë dhe këngë të bukura në këtë Festival të mrekullueshëm me artistët e saj krijues, poetë dhe muzikantë që shkëlqyen me krijimtarinë e tyre brilante dhe me interpretimin virtuoz të këngëtarëve. ky festival i dedikohej këngës qytetare shkodrane, një prej traditave më të vyera të pasurisë tonë shpirtërore, ai nuk mundi të ishte vetëm se një eveniment periferik, ku artistët më në zë të këtij qyteti, dhe muzikës shqiptare në përgjithësi, arritën të sjellin historinë dhe të guxojnë në sprova.

Kjo përvojë që vjen në edicionin e saj të dytë, pas një mungimi 27-vjeçar, beri të mundur të gjallojë një magji e kahershme e muzikës dhe të kultivohet në një taban gjithnjë kërcënues ajo trashëgimi që mbetet guri më i shndritshëm në gjerdanin e muzikës popullore shqiptare.

Artikulli paraprakLEXIMI, VËSHTIRËSITË E BOTUESVE
Artikulli tjetër27 VITE, NGA RIHAPJA E XHAMISË SË PLUMBIT