Myftinia Shkodër në bashkëpunim me shoqatën “Mirësia” organizuan një dhurim të 50 pakove me ndihma ushqimore dhe 50 batanije në shtëpinë e të moshuarve Shkodër. Myftiu I Shkodrës, imam Muhamed Sytari tha se ky dhurim vjen në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Ndërkohë, drejtuesi I fondacionit “Mirësia” Korab Kaja, tha se ky donacion nuk do te jete i vetmi ne kete institucion.
Drejtori Fatjon Hoxha shprehu mirënjohje ndaj kontributit të myftinisë Shkodër dhe shoqatës “Mirësia” që gjithmonë janë pranë gjyshave të këtij institucioni.
Gjyshërit e shtëpisë së të moshuarve shprehën falenderimet e tyre për këtë dhurim në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.