Kështu ishte banesa në të cilën deri para pak ditësh jetonte familja Plangaj nga fshati i njësisë Administrative Postribë. Kjo familje jetonte në kushte të vështira. Muret për shkak të amortizimit rrezikonin që ti zinin poshtë anëtarët e familjes e ndërsa shiu depërtonte brenda banesës.

Por së fundmi zgjidhja për familjen Plangaj ka ardhur. Mbështetja erdhi nga Myftinia Shkodër së bashku me Administratorin e njësisë Postribë Altin Shabaj të cilët pas janë njohur me situatën ku jetonte familja Plangaj kanë mundësuar riparimin e banesës duke i krijuar kushte më të mira jetese.

Star Plus ishte paraditen e sotme në këtë familje dhe sic tregohet edhe nga pamjet banesa është transformuar plotësisisht brenda dy muajve ku u arrit rregullimi dhe sistemimi i plotë i banesës.

Ndërsa ambjentet e brendshme të shtëpisë janë kompletuar me të gjitha kushtet e nevojshme, me banjo, dhomë të re gjumi, bufe, tavan , pllaka e cdo gjë që është jetike për një familje normale

.Kryefamiljarët nuk e besojnë ende që janë bërë me shtëpi të re dhe për këtë falenderojnë të gjithë pa përjashtim që kontribuan për rikonstruksionin e shtëpisë së familjes së Dashamir Plangaj nga Postriba

Kjo nismë erdhi si rezultat i sensibilizimit të bërë, nga Myftiu Shkodër, Imam Muhamed Sytari më 2 shkurt 2019, i cili pasi pa nga afër gjendjen e mjeruar të kësaj familjeje, bëri thirrje për të kontribuar dhe për të ndihmuar rastin në fjalë.

Artikulli paraprakSHKODËR, TREGTARËT E RUSIT TAKIM ME PREFEKTIN PJETRI
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA ENDE SHPRESË PËR MBIJETESËN