Myftinia e Shkodrës ka shtruar iftarin tradicional për mediat lokale dhe korrespondentët në qytetin e Shkodrës.
Në një mbrëmje mes miqsh, myftinia priti gazetarët në këtë iftar të përbashkët që vjen edhe si shenjë falenderimi për bashkëpunimet mes njëri-tjetrit. Iftari i myftinisë së Shkodrës për mediat dhe korrespondentët është i përvitshëm. Gjatë këtij ifari u bisedua edhe për një bashkëpunim edhe më të mirë dhe shkëmbim eksperiencash me myftininë e Shkodrës.