Myftinia e Shkodrës organizoi aktivitetin “Konkursi i Madh Fetar” bashkë me lojëra të tjera argëtuese me të gjithë nxënësit e kurseve fetare në xhamitë e Shkodrës. Zëvendës Myftiu i Shkodrës, teologu Arben Halluni tregon se ky aktivitet me fëmijët që po kthehet i përvitshëm përveç të tjerave synon që edhe t’i afrojë ato më shumë me njëri-tjetrin.

Mjediset sportive, argëtuese dhe arsimore janë të dobishme për fëmijët shprehet zëvendës myftiu Halluni ndërsa ka një ftesë për të gjithë prindërit që të sjellin fëmijët e tyre në xhamitë e Shkodrës si një garanci për edukimin e të vëgjelve dhe për të ruajtur tabanin familjar.

Rreth 700 fëmijë nga 50 xhami të Shkodrës morën pjesë në konkursin fetar duke vënë në provë dijet e tyre që kanë mësuar gjatë gjithë vitit ndërsa u përfshinë edhe në lojërat sportive dhe argëtuese me njëri-tjetrin për të kaluar disa momente ndryshe nga përditshmëria e tyre.

Artikulli paraprakKËSHILLI BASHKIAK NUK MIRATON RRITJEN E ÇMIMIT TË UJIT
Artikulli tjetërOPERACIONE ANTIDROGE NË QARKUN LEZHË