UROJNË FAMULLITARËT E KISHËS KATOLIKE DHE KISHËS ORTODOKSE.Përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri kanë zhvilluar vizita në xhaminë e Parrucës ku janë bërë pritjet e myftinisë për festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Duke qenë se myftiu i Shkodrës është në krye të besimtarëve shkodran në pelegrinazhin e Mekës së shenjtë duke bërë ritualin e haxhit, pritjet janë bërë nga përfaqësuesi i myftinisë Arben Halluni.
Në emër të besimtarëve të krishterë uroi famullitari i Shkodrës dom Artur Jaku.Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komunitetit ortodoks të cilët bënë urimet e tyre.Vizitat e ndërsjellta të komuniteteve fetare në Shkodër janë një traditë e hershme e cila tregon solidaritetin, harmoninë dhe tolerencën ndërfetare në qytetin e Shkodrës.