Përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri kanë zhvilluar vizita në xhaminë e Parrucës ku janë bërë pritjet e myftinisë për festën e shenjtë të Kurban Bajramit.
Duke qenë se myftiu i Shkodrës është në krye të besimtarëve shkodran në pelegrinazhin e Mekës së shenjtë duke bërë ritualin e haxhit, pritjet janë bërë nga përfaqësuesi i myftinisë Arben Halluni.
Vizitat e ndërsjellta të komuniteteve fetare në Shkodër janë një traditë e hershme e cila tregon solidaritetin, harmoninë dhe tolerencën ndërfetare në qytetin e Shkodrës