Myftinia e Shkodrës realizoi ceremoninë e përcjelljes se haxhilerëve të qytetit te Shkodrës dhe Malësise se Madhe për në vendin e shenjte te Mekes duke iu përgjigjur kështu thirrjes së Zotit në kryerjen e obligimit të Haxhit. Në këtë dite te veçante te pranishëm perveç familjareve ishin dhjetra imamë, ndersa myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari dhe ai i Malesise se Madhe Edmir Smajlaj percollen mesazhin e shejnte qe karakterizon kete udhetim.

Pjesë e ketij grupi të haxhilerëve kete vit ishin edhe imam te metropolit verior te cilet do te qendrojne per gati 3 jave ne vendin e shejte te Mekes. 30 besimtarë muslimanë nga Shkodra dhe Malesia e Madhe do te jene pjese e ketij Haxhi , mes qindra e mijerave muslimanëve nga te gjitha anet e botes te cilet se bashku kryejne ritet dhe lutjet e pervitshme .

Artikulli paraprakTË JETOSH MES VARFËRISË DHE SËMUNDJES
Artikulli tjetërPUNONJËSIT PA STATUS, NUK RIKTHEHEN NË PUNË