FINANCUESE, SHOQATA ISLAME SHQIPTARE NË VJENË TË AUSTRISË. Vazhdojne aktivitetet e shumta te Myftinise Shkodër ne kuader te muajit te ramazanit e cila në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Kulturore Shqiptare në Vjenë (Austri) “Xhamia Imam El-Buhari”, shpërndau falas përkthimin e kuptimeve të Kur’anit në gjuhën shqipe, në italisht dhe anglisht.
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari shpjegoi se keto jane ditet me te mira per shperndarjen e kuranit I cili filloi te zbriste ne kohen e ramazanit, ndersa I ftoi qytetaret ta lexojne me vemendjen e duhur. Aktiviteti u mbajt per minuta te tera në pedonalen para Bashkisë Shkodër, ndersa qytetaret kishin mundesi te merrnin një kopje të “Kur’anit” nga 2 mije te tilla , si dhe kalendarin e agjërimit të Ramazanit.