Myftinia Shkodër ka dhuruar mbi 300 pako ushqimore këtë të mërkurë, disa prej të cilave u shpërndanë për anëtarët e shoqatës së të verbërve në Shkodër. Përfaqësuesi I Myftinisë, Arben Halluni tregoi se dhurimi I pakove ushqimore do të vazhdojë dhe se është e rëndësishme që të mbështeten familjet në nevojë.
Përfaqësuesi I shoqatës së të verbërve Palë Brigja falenderon myftininë për mbështetjen e vazhdueshme.
Pakot ushqimore ditën e sotme u shpërndanë për anëtarët e kësaj shoqate, po ashtu u ndihmuan edhe familjet në lagjen “Liria” dhe në fshatin Omaraj.