Myftinia Shkodër ka shpërndarë 35 pako ushqimore për shoqatën e personave me aftësi të kufizuara mendore që ndodhet pranë shkollës speciale “3 dhjetori”. Arben Halluni, zv/ myfti i Shkodrës tregon se nismat për donacione gjatë muajit të begatë të Ramazanit janë përkrahur në masë, jo vetëm nga bizneset por edhe nga qytetarët. Ndërkohë, një falenderim për donacionin bëri Vitore Toma, kryetare e shoqatës.

Në total, myftinia Shkodër parashikon të shpërndajë të paktën 1 mijë pako ushqimore për shtresat në nevojë gjatë muajit të begatë të Ramazanit.

Artikulli paraprakIFTARI MADH NË XHAMINË E MJEDËS
Artikulli tjetër1.6 KM INVESTIM RRUGË NË POSTRIBË