Myftinia e Shkodrës në mbyllje të muajit të madhërueshëm të Ramazanit shtroi iftarin e madh tradicional të familjes. Zëvendës myftiu Arben Halluni në fjalën e tij përshëndetëse përpara të ftuarve tha se familja është e shenjtë dhe se muaji i Ramazanit bashkon familjet aq më tepër në këto kohë kur në gjithë botën ka probleme të mëdha.
Një shqetësim të ditët e sotme që prek familjet shqiptare është shpopullimi për shkak të emigrimit masiv u shpreh zëvendës myftiu Halluni.
Gjatë këtij iftari të familjes nga Myftinia e Shkodrës pjesëmarrësit shkëmbyen eksperiencat e tyre gjatë muajit të Ramazanit si dhe përcollën mesazhe e urime ndaj njër-tjetrit.