Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u ka uruar të martën të gjithë besimtarëve të fesë Islame festën e Fitër Bajramit.
“Të gjithë besimtarët i gëzohen kësaj feste, ngase vjen pas një sakrifice të madhe. Është një manifestim falënderimi për Zotin, pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit”, ka thënë Tërnava para mediave.
Gjatë Muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit si shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e fesë islame. Tërnava ka thënë se festa si kjo e Bajramit janë mundësi për mbajtje dhe forcim të lidhjeve familjare.