Në mbyllje të vizitave zyratre dhe urimeve, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari jo vetëm se falenderoi personalitetet dhe mediat për kontributin qoftë gjatë muajit të Ramazanit dhe festës së Fiter Bajramit,
edhe njëherë uroi edhe besimtarët musliman për këtë festë të shenjtë.Për dy orë me radhë në myftininë e Shkodrës komunitetet fetare, përfaqësues të politikës, personalitete të fushave të ndryshme por edhe vetë qytetarët e Shkodrës shtërnguan duart gjatë vizitave zyrtare dhe uruan njëri-tjetrin për festën e Fiter Bajramit.