Myftiu dhe Famullitari i Kishës Ortodokse, mesazhe bashkëpunimi në 33-vjetorin e rihapjes së kishave dhe xhamive tona

Ditën e martë, më 7 nëntor 2023, Myftiu i Zonës Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një vizitë në Kishën Ortodokse të Shkodrës, ku u prit nga At Nikolla Petani me bashkëpuntorë.

Takimi erdhi në atmosferën e begatë të përkujtimit të 33-vjetorit të zhvillimit të ceremonive të para fetare masive në Shkodër, që i paraprinë rënies së sistemit komunist në Shqipëri.
Myftiu i Shkodrës dhe Famullitari i Kishës Ortodokse, ndanë sëbashku mendime dhe ide për rritjen e bashkëpunimit në mesin e komuniteteve fetare, rolin e padiskutueshëm të tyre në ruajtjen e ekuilibrave dhe domosdoshmërinë e respektimit të ndërsjellët, duke dhënë shembullin më të përkryer për individin dhe shoqërinë.

Ata ishin të të njëjtit mendim që ditët e shënuara të rihapjes së objekteve të kultit në Shkodër, në nëntorin e vitit 1990, duhet të kthehen në ditë feste kombëtare, që shpirti i besimit dhe fryma e harmonisë të trashëgohet brez pas brezi.

Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për çështje me interes të përbashkët, si dhe u këmbyen lutje për mbarësi dhe bekime.

Artikulli paraprakVLLAZNIA “SHKATËRROHET” NGA PARTIZANI
Artikulli tjetërFAKULTETI EKONOMIK, KONFERENCË SHKENCORE