Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, zhvilloi një vizitë kortezie ne ambientet e bashkise shkoder ku eshte takuar me kryetaren e zgjedhur Voltana Ademi, duke i uruar kesaj te fundit mbaresi ne detyren e re si Kryebashkiake.
Gjatë këtij takimi te pare zyratar me Myftiun , znj. Ademi falënderoi dhe shprehu vlerësimet për bashkëpunimin e deritanishem të Myftinisë Shkodër ndersa kerkoi vazhdimesine e kontrubitit qe i eshte dhene forcimit te paqes dhe harmonise se besimit ne Shkoder.Sytari, siguroi vazhdimin e bashkpunimeve duke qene te gatshem ne dhenien e kontributit te duhur në te mire te komunitetit.Gjate kesaj vizite Myftiu i dhuroi Kryetares së re të Bashkisë, një kujtim nga objekti i kultit ne kalanë Rozafa, duke theksuar me kete rast , dëshmine besimit në vendin tone nder shekuj dhe frymën e harmonise qe karakterizon qytetin e Shkodrës. Nder te tjera ne biseden dypaleshe u konfirmua roli fisnik i Myftinisë Shkodër dhe i komuniteteve te tjera fetare në drejtim të ruajtjes dhe forcimit të paqes në mesin komunitetit dhe pasuesve të tyre.Me pas takimi dypalesh vijoi me dyer te mbyllura.