Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari e cilësoi si një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë 34 vjetorin e rihapjes së xhamisë së Plumbit. Myftiu tha se pavarësisht regjimit komunist dhe dhunës nga dora njerëzore në atë sistem Zoti nuk e lë kurrë në baltë njeriun dhe një dëshmi e kësaj është 16 nëntori i 1990-ës kur u rihap xhamia e Plumbit.
Myftiu Sytari për herë të parë rrëfeu se ka marrë pjesë në 16 nëntorin e 1990-ës duke treguar se si arriti të shkojë bashkë me dy të njohur të tij.
Xhamia e Plumbit është drejt përfundimit sa i përket rikonstruksionit të saj ndërsa i dha një përgjigje edhe kritikëve lidhur me diskutimet për punimet në atë objekt monumental.
Myftiu thotë se nuk duhet të mjaftohemi vetëm me rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit sepse e gjithë ajo zonë e qytetit të vjetër ka gjurmë historike të rëndësishme.
Në fund Myftiu ka edhe një mesazh.
Në gjitha xhamitë e Shkodrës këto ditë iu kushtuan 34 vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit e cila është një moment historik për mbarë vendin.