Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Tonight” të gazetarit Erzen Koperaj. Sytari tha se cdo njeri duhet që të distancohet nga konfliktet fetare. Ai kërkoi që të ruhen ekuilibrat e fesë sepse sipas tij shërbejnë për paqen sociale dhe sigurinë e vendit ose ajo që quhet si siguria kombëtare.
Përballë gazetarit Erzen Koperaj myftiu u ndal edhe tek ngjarja e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit duke theksuar, se ky tërmet përtej ankthit, nxorri në pah se sa solidarë e sa bamirës e besimtarë janë shqiptarët.
Në fund myftiu i është përgjigjur edhe disa prej pyetjeve të qytetarëve për emisionin “Tonight”