Nata e madhe e Israsë dhe Miraxhit që përkon me udhëtimin hyjnor të Pejgamberit Muhamed është përkujtuar në xhaminë e Bushatit të bashkisë Vau Dejës përmes një tribune fetare. Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari tha se nata e Israsë dhe Miraxhit është një ngjarje e jashtëzakonshme për besimtarët musliman.

Myftiu Sytari gjatë fjalës së tij kërkoi nga besimtarët muslimanë që ngjarjen e Israsë dhe Miraxhit duhet ta përjetojnë gjatë përditshmërisë duke dëshmuar fenë e tyre të trashëguar ndër breza.

Në këtë tribunë fetare në natën e madhe të Israsë dhe Miraxhit në xhaminë e Bushatit pas fjalimeve, nxënës të mejtepeve paraqiten një program të shkurtër artistik me ilahi, recitime dhe lutje.

Artikulli paraprakBOGË-THETH DHE VERMOSH VIJON SHIU DHE BORA
Artikulli tjetërUJËSJELLËSI TASK FORCË PËR DEBITORËT