Krimet e rënda që kanë përfshirë disa prej qyteteve të Shqipërisë kohët e fundit kanë bërë që të kenë një ndikim negativ në mbarë shoqërinë.
Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari pas faljes në festën e shenjtë të Bajramit nga xhamia Ebu Beker dha një mesazh të fortë për shoqërinë kundër krimeve makabre të vrasjes së foshnjave, apo rasteve kur fëmijët vrasin prindërit.
Myftiu Sytari akuzoi edhe gjyqtarët e pushtetarët si të korruptuar të cilët kanë ndikuar që ende sot komuniteti musliman të mos gëzojë pronat e tyre.
Ekstremizmi dhe vrasjet e dhunshme nuk kanë asnjë lidhje me fenë islame tha myftiu Sytari dhe se nga kjo fe askush nuk duhet të ketë frikë sepse është feja e Zotit.
Përpara besimtarëve musliman në xhaminë Ebu Beker në qendër të qytetit myftiu i Shkodrës përcolli 10 porosi të Zotit që kanë të bëjnë pikërisht me ndalimin e fenomeneve negative dhe akteve të rënda si vrasjet e shkatërrimi i familjes.