Myftinia Shkodër në prag të muajit të madhërueshëm të Ramazanit organizoi një tribunë fetare në njësinë Ana e Malit në Shkodër me pjesëmarrjen e besimtarëve, si dhe nxënësve të zonës. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, në fjalëne tij tha se muajin e Ramazani duhet ta konsiderojmë si muajin e familjes.

Të gjithë bashkë duhet të gëzojmë për ardhjen e muajit të Ramazanit u shpreh myftiu Sytari ndërsa kujtoi kohën e komunizmit kur besimtarët musliman nuk ishin të lirë për të agjëruar.

Në këtë aktivitet, Idmir Plaku, imami i xhamisë “Ebu Bekër”, mbajti kumtesën me temë: “Ramazani, muaji i mundësive të mëdha”, i cili nënvizoi disa udhëzime, këshilla dhe rregulla që duhet të kihen në vëmendje nga çdo agjërues dhe besimtar. Më pas, aktiviteti vijoi me këndimin e disa ilahive dhe ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave vlerësuese dhe dhuratave për 20 nxënës pranë xhamisë Oblikë, që kanë arritur të marrin njohuritë fetare.

Artikulli paraprakNËNA E BRAKTISUR: FËMIJËT S’E NJOHIN BABËN
Artikulli tjetërPRESIDENTI BEGAJ VIZITË NË KOMANDËN STRATEGJIKE TË NATO-S PËR OPERACIONET