Në ditën e 10 të muajit të madhërueshëm të Ramazanit, myftiu I Shkodrës imam Muhamed Sytari ishte I ftuar në emisionin “Tonight” të moderatorit Erzen Koperaj. Myftiu Sytari e cilësoi muajin e Ramazanit, si muajin e familjes duke thënë se ritmi I shpejtë I jetës ka zbehur rëndësinë e familjes në shoqëri.

Myftiu I Shkodrës përsëriti thirrjen për ndaljen e abuzimeve në çmimet e produkteve të shportës gjatë këtij muaji, ndërsa bëri përgjegjës qeverinë për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen shkodranët por jo vetëm.

Imam Muhamed Sytari vlerësoi edhe bamirësitë që kanë bërë besimtarët prej fillimit të këtij muaji.

Myftiu I Shkodrës imam Muhamed Sytari I bëri thirrje besimtarëve shkodranë të dhurojnë sa të munden për t’I ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

 

Artikulli paraprakCOVID-19, PËRMIRËSIMI I SITUATËS UL VAKSINIMET NË POSTRIBË
Artikulli tjetërVENDOSET PLLAKA INFORMUESE TEK URA E MESIT