Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka postuar një foto në Facebook nga xhamia e Shkodrës.
Kosovari, në këtë xhami, ka falur namazin e sabahut, teksa e ka shoqëruar postimin e tij me një komente: “Fllad mëngjesi në Shkoder. I lumtur me caktimin e Zotit”. Kombëtarja shqiptare, sonte nga ora 20:45, në Shkodër do të luajë ndaj Maqedonisë sfidën e parë të eliminatoreve për Botërorin 2018.