Besimtaret mysliman të Fushë-Krujës u bënë bashkë, në një mision të veçantë dhe human.Në kuader të muajit të madherueshem të Ramazanit ata i erdhen në ndihmë qendres “Rozalba” në Gjader të Lezhës, ku strehohen vajza të mitura të cilat kanë pësuar trauma të ndryshme gjatë jetes së tyre.Falë mbështetjes financiare të besimtareve mysliman të Fushë-Krujës, u mundësuan paisje shtëpiake dhe ndihma ushqimore për qendren “Rozalba”.
Drejtuesja e qendres “Rozalba” Moter Alma Zogu falenderoi myslimanet e Fushë-Krujes për mbështetjen e dhënë në këtë strehes që mirepret vajza nga të gjitha besimet fetare.
Qendra rezidenciale “Rozalba” në Gjader të Lezhës është ngritur 8 vite më parë nga kisha katolike për tju ardhur në ndihmë vajzave të mitura pa kujdes prindëror.