Drejtoria e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi në Shkodër ka marrë masat për gatishmërinë në natën e ndërrimit të viteve. Shefi I ndërhyrjes në ktë institucion, Bashkim Ramaj tregon se një mjet zjarrëfikës do të jetë I pozicionuar në qendër të qytetit në momentin e ndërrimit të viteve ndërkohë që grupet e efektivëve do të jenë në gatishmëri gjithë kohës.

Shefi I ndërhyrjes kërkon që qytetarët të mos përdorin fishekzjarre apo lëndë të tjera plasëse.

Nata e ndërrimit të viteve lë në gatishmëri institucionet si drejtorinë e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, policinë dhe bluzat e bardha të cilët ofrojnë të parët ndihmën për çdo incident të mundshëm në mesnatë.

 

Artikulli paraprakMYFTIU I SHKODRËS MESAZHE NË KONFERENCËN E IMAMËVE
Artikulli tjetërRRËFIMI I FUNDIT I MJESHTRIT TË MUZIKËS KUJTIM ALIJA