Skema e re e ndihmes ekonomike thuajse tashme e po shkon drejt finalizimit. Drejtoresha Rajonale e Sherbimit Social Shteteror Valbona Tula thote se aktulisht procesi per implementimin e skemes se re eshte ne verifikimin online te cdo perfituesi, dhe menjeher me perfundimin e saj do te implementohet skema e re.

Deri me tani ne skemen e re kane aplikuar rreth 12 mije familje nderkohe drejtoresha Tula thekson se te gjithe familjet perfituese ne skemen e vjeter duhet te aplikojne patjeter edhe ne skemen e re, pasi me mbylljen e aplikimeve ata mund te humbasin te drejten e perfitimit. Deri ne aplikimin e skemes se re te ndihmes ekonomike do te procedohet me skemen e vjeter cka do te thote se per te gjithe perfituesit aktual nuk do te kete nderprerje te ndihmes ekonomike.

Artikulli paraprakPD “KRYQËZON” ALUIZNIN DHE HIPOTEKËN
Artikulli tjetërMOTËR KALETA NDEROHET ME KRYQIN E LARTË