Të paktën 50 persona janë vrarë në Shqipëri si shkak i gjakmarrjes dhe 133 të tjerë janë plagosur.

Statistikat i bëri të ditur organizata Operazione Colomba gjatë një aktiviteti sensibilizues kundër gjakmarrjes në kuadër të ditës ndërkombëtare të drejtave të njeriut.

Koordinatorja Kadrobi shprehet se është duke u bërë një punë e përbashkët me institucionet për të ofruar shërbime të ndryshme për familjet që janë në gjakmarrje ndërsa të gjithë këto familje nuk kanë sigurinë e duhur për të lëvizur të lirë.

Fenomeni i gjakmarrjes është prezent më shumë në veriun e Shqipërisë dhe kryesisht qarkun Shkodër, një fenomen që ende nuk ka gjetur një zgjidhje duke marrë shumë jetë të pafajshme në gjithë këto vite.

Artikulli paraprakMAÇAJ: TË NGRIHEMI NË PROTESTË ME STUDENTËT
Artikulli tjetërBASKET, PRESIDENTI XHAFERRI: TË RIKTHEJMË LAVDINË