KRYETARI I SHOQATËS SË PAJTIMIT TË GJAQEVE NIKOLLË SHULLANI PËR HERË TË PARË KA SQARUAR SE SI KA NDËRMJETËSUAR PËR LIRIMIN E SHTETASIT JAN PRENGA NË LEZHË NË MOMENTIN KUR AI U MOR PRENG.
3 FAMILJARË TË JAN PRENGËS KANË ARDHUR DHE E KANË TAKUAR DHE I TREGUAR NIKOLLË SHULLANIT EDHE EMRAT E ATYRE QË ATA MENDONIN SE JANË URDHËRUESIT E RRËMBIMIT DHE KA BISEDUAR ME KËTO FAMILJE POR VETËM NGA NJËRA PREJ TYRE KA MARRË PËRGJIGJE.
PO ASHTU KREU I PAJTIMIT TË GJAQEVE SQARON EDHE POZICIONIN E DJALIT TË TIJ NË ANGLI GËZIM SHULLANI TË CILIT I KA KËRKUAR QË TË FLASË ME ASTRIT PRENGËN PËR TË DORËZUAR SASINË E DROGËS SË RRËMBYER NË ANGLI DHE THOTË SE NUK ËSHTË E VËRTETË SE DJALI I TIJ KA LIDHJE ME RRËMBIMIN E DROGËS.