Kryemadhi: Na la vetëm tre orë kohë. Për tre orë ne duhet të shohim të gjitha provat. I kam kërkuar edhe gjyqtarit e prokurorit, qoftë Prokuroria apo Gjykata kanë shkelur kodin për nxjerrjen e sekretit hetimor. Dua të theksoj se kjo godina pas nuk është drejtësia e re, por departamenti i PR dhe propagandës së Edi Ramës. Sot kam kuptuar që veglat një përdorimshme të Ramës, që nga inceneratori i Tiranës, 4 D, që nga koncesionet që vjedhin cdo ditë paratë e shqiptarëve sot i pamë të veshura në fytyrat e tyre. S’ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, manipuluar dhe kriminalë.
Nuk flas farë për zotin Meta. Në mënyrë të qëllimshme na kanë futur në një sallë. Kjo shkelë rregullat. Asnjë nga nuk është i akuzuar, por jemi të dyshuar.