Konfindustria kërkoi që çmimet e hidrokarbureve të rishikohen nga ana e Bordit të Trasparencës me fillimin e vitit të ri, pasi në tregjet botërore çmimet kanë pësuar rënie. Duke iu referuar të dhënave nga bursat ndërkombëtare, Konfindustria thotë se çmimi aktual për naftën duhet të ishte të pakën nën nivelin e 183 lekëve.

Më 20 dhjetor 2022, Bordi i Transparencës përcaktoi çmimet e reja ku kishte një ulje prej 3 lekësh për çmimin e naftës dhe 1 lekësh për çmimin e benzinës. Nga 20 dhjetori, nafta tregtohet me 199 lekë/litri nga 202 që ishte më parë. Ndërsa benzina shitet me 177 lekë/litri nga 178 lekë lekë/litri që ishte. Sa i takon çmimit të gazit, ai është rritur me 10 lekë, nga 61 lekë që ishte më parë do të shitet me 71 lekë për litër. Në deklaratën e publikuar për mediat, Konfindustria deklaron se:

“Konfindustria rishpreh shqetësimin e saj, se Bordi i Trasparencës në vazhdimësi vonon në mënyrë të tejskajshme kohore dhe qartësisht të qëllimtë vendimmarrjen në rastin e uljes së çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë institucioni në fjalë vazhdon praktikën e vendimmarrjes së menjëhershme në rast të rritjes së çmimeve së karburanteve, duke e pasqyruar drejtpërdrejtë në tregun vendor.

Praktika e mësipërme godet ashpër interesin publik dhe favorizon hapur oligopolin e operatorëve të karburanteve, rritjen e sforcuar të të ardhurave buxhetore si dhe mbështet kontrabandën masive”. Ndërkohë, pritet që pas këtyre ndryshimeve të ketë edhe një vendim të ri të Bordit të Transparencës.

 

Artikulli paraprakGJYKATA LË NË BURG 32-VJEÇAREN QË HODHI NË LUMIN KIR FOSHNJEN E SAJ
Artikulli tjetër“ARREST ME BURG” PËR NËNËN QË MBYTI FOSHNJEN