Drejtuesi politik i PS për qarkun Shkodër Ilir Beqaj përmes emisionit të mëngjesit “Info Plus” në Star Plus Tv të gazetares Noela Pjerza i ka bërë thirrje fermerëve të qarkut Shkodër që të aplikojnë sa më shumë për përfitimin e naftës falas duke qenë se aplikimet mbyllen me 30 mars të këtij viti.

Skema e subvencionit të naftës tha Beqaj erdhi pas edhe një sërë lehtësirash të tjera të qeverisë shqiptare në këto 8 vite për fermerët duke bërë që eksportet jashtë Shqipërisë të trefishohen.

Skema e subvencionit të naftës është e pamundur që të ketë abuzime tha Beqaj ndërsa është bërë në këtë moment duke marrë parasysh edhe vështirësitë e krijuara nga tërmeti apo edhe pandemia më pas.

Artikulli paraprakSHKODËR, KANDIDATI I PS BECI: RRUGA E ZOGAJVE ME DY KORSI
Artikulli tjetërSHKODËR, TË RINJTË TAKIM ME BEQAJ: MBËSHTESIM PS-në