Zgjedhjet për kryetarin e partisë së majtë më të madhe në vend janë shoqëruar ditët e fundit me zëra pro dhe kundër, duke sjellë edhe ndarje mes radhëve të Partisë Sociasliste.
Pas deklaratave të deputetit Ben Blushi, i cili ka shpallur zyrtarisht kanditaturën për udhëheqjen e socialistëve dhe akuzave që ky i fundit ka lëshuar në drejtim të kryetarit aktual Edi Rama se e ka marrë peng këtë parti, kanë reaguar edhe të tjerë deputetë. Pak ditë më parë ishte deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi që doli hapur në krah të Blushit duke shtuar se duhet respektuar statuti, jo vetëm në selinë kryesore, por edhe në atë të Shkodrës. Ndërsa sot një tjetër deputet verior ka reaguar publikisht për këtë çeshtje. Deputeti Namik Kopliku i ulur në karrigen e kuvendit për herë të parë në vitin 2013, u shpreh se nga këto zgjedhje duhet të dalë e fituar e gjithë Partia Socialiste dhe se pëmbajtja e statutit të duhet të zbatohet për një mabrëvajtje dhe funksionim sa më të drejtë të kësaj partie. Në intervistën e dhënë për një të përditshmë shqiptare, deputeti Kopliku thekson: Është e vërtetë që në asamblenë e 8 korrikut u caktua një grup për ndryshimet në statut, dhe ai do raportojë në kongres. Kështu, kjo është situata që di unë. Personalisht e mendoj: a e kam aprovuar rezolutën e Asamblesë Kombëtare? Atëherë ta zbatojmë atë, që do të thotë, të presim ndryshimet statusore. Pra nuk mund të them a është për t’u zgjedhur apo jo kryetari, në një kohë që të jetë sipas rregullave që ishin; është e shkruar e zeza mbi të bardhë në statutin e partisë, siç edhe fakti është që ne kemi ngarkuar një grup për të punuar për ndryshimet statusore që do ia paraqesë kongresit. Në momentin që do të paraqiten, do të shohim”