Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm, Igli hasani, thuhet në një njoftim të Ambasadësa amerikane.

Në takim u diskutua çuarja përpara e interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Diplomatja VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Artikulli paraprakPOLICIA RRUGORE PUBLIKON BILANCIN: 154 LEJE DREJTIMI TË PEZULLUARA, 41 DREJTUES MJETESH TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërATHINA NË LUFTË ME FLAKËT/ ITALIA DHE FRANCA DËRGOJNË NDIHMË NDËRSA MEKANIZMI I MBROJTJES CIVILE TË BE-SË ËSHTË AKTIVIZUAR