Nano krah Ramës në ekspozitën e 4 Kupave të Italisë në Shkodër

Ish-kryeministri Fatos Nano është rishfaqur në publik, këtë herë në Shkodër, në prag të ndeshjes Shqipëri-Itali. Nano ka qenë përkrah kryeministrit Edi Rama në çeljen e ekspozitës së katër Kupave të Botës të fituara nga Italia, organizuar nga ambasada italiane në Shqipëri në bashkëpunim me FSHF-në. Daljet e liderit historik të socialistëve në publik po bëhen gjithnjë e më të rralla, përveç evenimenteve të rëndësishme ku nuk ngurron të marrë pjesë. Këtë herë Nano ka preferuar të udhëtojë në drejtim të Shkodrës ku do ndjekë nga shkallët e stadiumit ndeshjen Shqipëri-Itali e cila pritet të prodhojë mjaft emocione.

Artikulli paraprakTAVECCHIO NA KA FRIKËN, DUKA I URON HUMBJEN
Artikulli tjetërSHQIPTARËT PJESE E BANDËS QË PLANIFIKONTE ‘GRABITJEN E SHEKULLIT’