REALI I MERR KREUN BARÇËS, BAYERN FITON KLASIKEN. Napoli rikthehet duke mundur Romën dhe rihapur garën për titullin në kampionatin italian të futbollit. Pas shumë luhatjeve këtë edicion, Napoli arrin që të thyejë një nga pretendentët kryesor për titullin duke i mundur pastër me rezultatin 2-0 në “Sao Paolo”
nën masa të rrepta sigurie duke u nisur nga precedentët mes dy tifozerive vitet e fundit për trazirat e shkaktuara si në kryeqytetin italian dhe stadiumin “Olimpico” dhe në Napoli.Parashikimet favorizonin Romën duke u nisur nga fakti që ndante vendin e parë bashkë me Juventusin, por edhe nga ecuria jo stabël e Napolit të drejtuar nga trajneri Benitez në javët e fundit. Megjithatë vendasit ia arritën që falë dy golave të sulmuesit argjentinas Higuain dhe spanjollit Callejon të mposhtin verdhekuqtë. Me këtë fitore Napoli ngjitet në vendin e 3 me 18 pikë, 4 më pak se Roma dhe -6 nga Juventusi që mundi Empolin 0-2 me golat e Pirlos dhe Moratës duke rimarrë kryesimin i vetëm me 25 pikë.
La Liga
Reali i Madridit mposht Granda-n 0-4, golat u shënuan nga Ronaldo, dy herë James dhe Benzema duke u ngjitur në krye, pasi Barcelona humbi 0-1 me Celta Vigon brenda në shtëpi duke zbritur në vendin e tretë. Theksojmë që kjo ishte humbja e dytë për Barcelonën. Në vendin e dytë u ngjit Atletiko e Madridit.
Premier League
Liverpuli është shumë larg formës së edicionit të kaluar duke harruar që të fitojë në kampionat. Humbja e radhës vjen përballë Newcastle me rezultatin minimal 1-0 duke larguar akoma më shumë të kuqtë nga pretendimet e këtij edicioni, teksa edhe vendi i dytë që arritën edicionin e kaluar duket shumë larg.Arsenali siguroi një triumf të lehtë nda Burnley 3-0 me golat e Sanchez dhe Chambers. Edhe Chelesa fitoi, por me vështirësi me QPR 2-1. Oscar dhe Hazard bënë të pavlefshëm golin e Austin.
Bundesliga
Bayern Mynih fiton klasiken e Gjermanisë përballë Dortmundit 2-1. Ndryshe nga pozicionet në renditje, ekipet rivalizuan fuqishëm deri në fund.Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve me golin e Rues, por që u zhvleftësua nga golat e Levandovskit dhe Robenit me penallti. Fitorja i jep akoma më shumë siguri Bavarezëve në luftën për titull, teksa Dortmundi zhytet akoma më shumë në fund.