KANDIDATI I PD-së MERR GARANCINË DHE VOTËBESIMIN NGA BANORËT E ZONËS. Ne fshatin Naraç, banoret e kane pritur me entuziazem dhe mbeshtetje kandidatin e Partise Demokratike, Zef Hila. Ne nje takim me banore te kesaj zone, ku eshte njohur me problematikat e tyre, kandidati I PD-se ka marre mbeshtetjen e tyre per fitore ne zgjedhjet e 21 Qershorit.
Zef Hila, I shoqeruar edhe nga kryetari i Grupit te Punes se PD-se Gjoke Uldedaj, ka garantuar banoret se vota per PD-ne ne 21 Qershor eshte nje vote per pune dhe dinjitet, duke hedhur poshte premtimet boshe te qeverisjes Rama – Meta, te cilet po shtyjne drejt eksodit shqiptaret. Nga ana tij, kandidati i PD-se, per Bashkine Vau Dejes, Zef Hila ka garantuar banoret se ata se do te lidhin nje kontrate se bashku per nje qeverisje te perbashket ne sherbim te komunitetit. Garancia per mbeshtetje, ka ardhur nga vete pjesmarrësit. Por takimet me banoret, nuk jane ndalur edhe pas aktivitetit te organizuar, takime ne rruge me banore te kesaj zone te cilet kane si garanci te tyren, investimet qe per vite me radhe kane perfshire Komunen e Bushatit, nga e cila banoret besojne se me Partine Demokratike dhe kandidatin e saj, do te kete nje zhvillim te plote te zones.