Ne spitalin e pediatrise Shkoder,duket se ka pasur nje rritje te fluksit me femije qe jane paraqitur me shqtesime te ndryshme .
Shkak, sipas shefes pediater te ketij spitali,Greta Naraci ka qene luhatja e temeperaturave gjate kesaj periudhe, me dite qe ishin shume te nxehta dhe reshjet e papritura te shiut.Naraci informon se aktualisht ka pasur deri ne 30 vizita ne dite ne dhomen e terapise ditore. Naraci nenvizon se simptomat e pacienteve te vegjel qe paraqiten prane ketij reparti jane te vjella dhe diarre. Situata ne repartin e pediatrise do te vazhdoje te jete e njejte pasi luhatjet e medha te temperaturave do te jene prezente edhe gjate diteve te ardhshme pasi ardhja e shtatorit do te sjelle ftohjen e klimes. Mjeket po marrin masat qe tani ndersa keshillojne prinderit qe te ruajne femijet nga ambiente me ajer te kondicionuar.