Ndërkohë që NASA është gati të dërgojë astronautë në Mars në vitet 2030, shkencëtarët po krijojnë mënyra të reja për t’i ndihmuar ata të mbijetojnë nga ky udhëtim.
Një opsion i çuditshëm është të modifikojnë ADN-në e astronautëve për t’i bërë ata super të fortë ose rezistent ndaj dhimbjes duke përdorur teknologjinë e diskutueshme të redaktimit të gjenit.
Një eksperiment në Universitetin Cornell në New York po shikon marrjen e një gjeni nga një krijesë e vogël por e guximshme dhe futja e tij te njerëzit.
Tardigada, e njohur edhe si arusha e ujit, është më e vogël se një kokërr kripë tryeze me një rezistencë të jashtëzakonshme ndaj rrezatimit kozmik.
Shkencëtarët shpresojnë të marrin gjenin që u jep atyre këtë rezistencë dhe ta fusin atë në astronautë për t’i ndihmuar të mbijetojnë nga rrezet kozmike që shkaktojnë kancerin me të cilin do të përballen gjatë misioneve në hapësirë.
“Ne do t’i mbrojmë astronautët fizikisht, do t’i mbrojmë ata farmakologjikisht”, tha Dr Christopher Mason, udhëheqës i shkencëtarëve në projekt, për “Times”.
“Por a mund t’i mbrojmë ata në mënyrë gjenetike, me forca të blinduara në brendësi të qelizave të tyre?”
Teknologjia përballet me pengesa të mëdha etike dhe ligjore, dhe mbetet dekada larg nga zbatimi.
Ky projekt përfshin marrjen e super-gjenit në fjalë dhe përdorimin e një virusi për ta vendosur përgjithmonë në ADN-në e një personi.
Shkencëtarët ende nuk e kanë idenë se cilat janë efektet afatgjata në shëndetin mendor dhe fizik të dikujt të një ndryshimi të tillë.
Më shumë se 40 gjene të tjera që mund të ndihmojë astronautët janë gjetur nga profesori gjenetist i Universitetit të Harvardit George Church.
Një, i gjetur në Tibetans, u lejon atyre të funksionojnë në majë të maleve, ku ka shumë pak oksigjen.