Përdorimi i spektrit të dritës infra të kuqe nga teleskopi, bën të mundur që të shihet përmes pluhurit kozmik dhe “të shihet drita e largët në skajet e universit”, tha ai.

“Ne vërtetë kemi ndryshuar kuptimin e universit tonë”, tha drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Josef Aschbacher.

Agjencitë e hapësirës së Evropës dhe Kanadasë iu bashkuan NASA-s për të krijuar këtë teleskop të fuqishëm.

Çfarë shfaqin imazhet e reja të NASA-s?

NASA publikon imazhe të reja të kozmosit të largët

Nebuloza e Unazës Jugore, që shpesh quhet “shpërthimi i tetë”. Kjo nebulozë planetare gjendet rreth 2,500 vjet dritë larg dhe tregon një re gazi duke u zgjeruar dhe duke e rrethuar një yll që është duke vdekur. Një vit drite është 9.4 trilionë kilometra.

Nebuloza Carina, që është një prej mjegullnajave më të ndritura planetare në qiell dhe gjendet afër 7,600 vjet drite larg.

NASA publikon imazhe të reja të kozmosit të largët

Pesë galaktika gjatë një vallëzimi kozmik, 290 milionë vjet dritë larg. Këto pesë galaktika, që njihen si Kuintet e Stefanit, për herë të parë janë parë 255 vjet më parë në yjësinë Pegasus.

Një planet gjigant me ngjyrë të kaltër i quajtur WASP-96b. Ky planet është sa madhësia e Saturnit dhe gjendet 1,150 vjet dritë larg.

NASA publikon imazhe të reja të kozmosit të largët

Imazhet u shfaqën një nga një gjatë një ngjarjeje të organizuar në Qendrën Goddard të NASA-s.

NASA publikon imazhe të reja të kozmosit të largët

Teleskopi James Webb Space Telescope u lëshua në hapësirë në dhjetorin e kaluar. Në janar, ai arriti distancën prej 1.6 milion kilometrash nga Toka.

Artikulli paraprakLUFTA NË UKRAINË, ZELENSKY: RUSËT NUK KANË GUXIM TË NJOHIN HUMBJEN
Artikulli tjetërPATENTAT, BALLA: NË 3 VITET E PARA DUHET TË KETË KUFIZIM TË SHPEJTËSISË, UL NUMRIN E AKSIDENTEVE