NASA po përgatitet të dërgojë përsëri astronautë në Hënë, si pjesë e programit Artemis, me raketën e parë që do të lëshohet të hënën. Misioni Artemis ka në plan afatgjatë që të arrijë të dërgojë njerëz në Mars. Ky fluturim, i pari i programit Artemis, do të jetë pa pilot. Megjithatë, do të ketë astronautë në bord për misionet e mëvonshme, me fluturimin e parë hapësinor me njerëz të planifikuar për vitin 2024.

“Nëpërmjet misioneve Artemis, NASA do të zbarkojë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë, duke hapur rrugën për udhëtime më afatgjata në hënë, dhe duke shërbyer si një gur themeli për të dërguar astronautët në Mars”, njoftoi NASA.

NASA ofron mundësinë që kushdo është i interesuar të ndjekë online misionin Artemis 1, të hënën, duke u regjistruar në këtë link.Misioni Artemis 2 në vitin 2024 do t’i çojë astronautët rreth hënës, por nuk do t’i zbresë atje. Nëse ky mision është i suksesshëm, NASA parashikon që astronautët e parë të Artemis do të zbresin në Hënë në vitin 2025 me misionin Artemis 3. Artemis përbëhet nga një raketë e quajtur Sistemi i Nisjes në Hapësirë, e cila mund të mbajë module të ndryshme në majën e tij, siç është kapsula e ekuipazhit Orion që strehon astronautët gjatë fluturimit. Kapsula kozmike Orion mund të mbajë 4 persona nga ekuipazhi në krahasim me Apollo që mbante 3. Kohëzgjatja e misionit të Artemis 1 është 42 ditë, 3 orë e 20 minuta dhe në total do të udhëtojë 1.3 milionë milje, përpara se të kthehet në Tokë më 10 tetor.

Artikulli paraprakPEZULLON LËSHIMIN E PASAPORTAVE BIOMETRIKE, JA CILI VEND NË BOTË
Artikulli tjetërSHQIPTARËT NUK THYEJNË REKORDE VETËM NË ANGLI, EDHE NË GJERMANI NDËR AZILKËRKUESIT MË SË SHUMTI TË DËBUAR NË 6 MUJORIN E PARË TË 2022