Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës e SHBA-së (NASA) ka shtyrë shëtitjen e planifikuar në hapësirë jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) për shkak të kërcënimeve nga mbeturinat hapësinore.
Dy astronautë të NASA-s ishte planifikuar të dalin nga stacioni për shëtitje hapësinore për të zëvendësuar një sistem antenash me defekt, por agjencia tha se mbrëmë pranoi një njoftim për mbeturina hapësinore.
“Për shkak të mungesës së mundësisë për të vlerësuar siç duhet rrezikun që mund të paraqesë për astronautët, ekipet kanë vendosur të shtyjnë shëtitjen në hapësirë derisa të ketë më shumë informacione”, tha NASA.
Së fundmi, antena humbi aftësinë për të dërguar sinjale në Tokë nëpërmjet Sistemit Satelitor të Ndjekjes dhe Transmetimit të të Dhënave të NASA-s.
“Megjithëse degradimi i saj ka pasur ndikim të kufizuar në operacionet e stacionit, menaxherët e misionit vendosën të instalojnë një antenë të re për të siguruar tepricë të komunikimit”, deklaroi NASA.