Pas shumë e shumë përgatitjesh, më në fund ka ardhur momenti. Mbrëmjen e së enjtes në orën 19.00, në sallën sportive “Feti Borova” të kryeqytetit, u zhvillua “Nata e Boksit”. Në ring u ngjiten sportistët më të mirë të vendit, amatorë dhe profesionistë të cilët pritet të dhurojnin spektakël. Nisma është ndërmarrë nga kampioni i botës Elis Guri dhe shoqata që ai drejton “Promo Sport” do të jetë një test shumë i rëndësishëm edhe për aktivitete të tjera më pas. E rëndësishme është pjesëmarrja e gjërë e boksierëve mbi të gjitha atyre nga Shkodra si Jetmir Kuçin, Arjon Kajoshi, Krenar Zeneli, Bekim Vjerdha, Albert Kapaj, Syrjan Marinaj, Leonard Ara etj.
Spektakli u mbyll me ndeshjen e boksit profesionist në mes shkodranit Jetmir Kuçi dhe grekut Kavvadias shkodrani me shumë përvojë ka arritur ta dominojë ndeshjen dhe në fund është shpallur fitues . Në përfundim të këtij spektakli Jetmir Kuçi falenderon Elis Gurin kampionin botëror që bëri të mundur edhe realizimin e këtij aktiviteti sportive ata që e mbështetën në vazdhimin sportit të boksit. Ndërkohë janë zhvilluar edhe ndeshje të tjera të boksit amator teksa në ring janë ngjitur edhe boksierë të tjerë shkodranë. Kanë fituar Kajoshi e Marinaj ndaj kundërshtarëve kroatë, Vjerdha ndaj Gashit, Zeneli kundër Murjes si dhe Kapaj ndaj Palucës.