Ka përfunduar nata e dytë e festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë në Shkodër, e cila u zhvillua në teatrin “Migjeni”. Kjo natë mbylli edhe prezantimin e 20 këngëve konkuruses për këtë festival.
Risi këtë vit është pjesëmarrja e grupeve të kërcimit nga fëmijë të Qendrës Kulturore të Fëmijëve.
Për dirigjentin dhe njëkohësisht drejtorin e këtij festivali, Kujtim Alija ky festival ka promovuar talente të reja ndërsa tregon se nata finale rezervon mjaft surpriza.
Ky ëshët edicioni I 57-të I festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë, I cili organizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, Bashkia Shkodër dhe bashkëpunëtorë të tjerë.