Në teatrin “Migjeni” është zhvilluar edhe nata e dytë e festivalit mbarëkombëtar për fëmijë në edicionin e 62- të. Në skenë u ngjitën fëmijët të cilët prezantuan 11 këngë të reja, të cilat iu shtuan repertorit të muzikës shqiptare.
Në mes të festivalit, në teatrin “Migjeni” ndërpritet energjia elektrike ndërsa kori I fëmijëve dhuroi një performancë fantastike deri në rikthimin e energjisë elektrike.
Këtë të shtunë, në teatrin “Migjeni” do të mbahet edhe finalja e edicionit të 62- të festivalit mbarëkombëtar për fëmijë.