Për të dytën natë radhazi protestuesit kanë dalë në rrugët e disa qyteteve amerikane pas zgjedhjes së Donald Trump si President, megjithatë këtë herë numri i tyre ishte më i vogël.

Protestuesit ishin kryesisht të rinj, të cilët kundërshtojnë presidencën e Trump, pasi sipas tyre, ai do të krijojë një përçarje raciale e gjinore. Megjithatë policia në Portland tha se po përballet me vandalizëm e sjellje agresive. Protesta u mbajtën në Minneapolis ku turma e njerëve mbylli përkohësisht autostradën në të dyja kahet. Në Philadelphia protestuesit dolën në rrugë me pankarta si “Nuk është presidenti im”, “Trans kundër Trump” dhe “Bëje Amerikën të sigurtë për të gjithë”. Në Baltimore policia tha se një turmë prej 600 personash marshuan qetësisht nëpër qytet duke bllokuar trafikun. Në San Francisco studentët mbanin flamuj me ngjyrat e ylberit dhe ato meksikanë. Protesta pati edhe jashtë Kullës Trump në Chicago e New York. Në kundërpërgjigje, Trump shkruajti në Twitter se protestat ishin “të padrejta”. Në postimin e tij ai i përshkruajti protestuesit si “profesionistë” dhe tha se ata janë nxitur nga media. Më herët Trump u takua me Presidentin Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë dhe e përshkruajti këtë të fundin si njeri të mirë.

Artikulli paraprakMOTI PËR SOT, VIJOJNË RESHJET E SHIUT
Artikulli tjetërGJENDET VAJZA E ZHDUKUR NË 2010, E PABESUESHME ÇFARË DEKLARON NË POLICI