Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë urimin e tij duke shkruar se “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj” dhe për pranimin e lutjeve dhe të agjërimeve nga besimtarët.
Postimi i plotë i Metës:
“Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”.
Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit!
Zoti t’jua pranojë lutjet dhe agjërimin të gjithë besimtarëve!